VMRO-DPMNE, protesta para qeverisë më 18 qershor
VMRO-DPMNE pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv....

VMRO-DPMNE pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që përveç bllokadës aktive në Kuvend, më 18 qershor të organizojë protesta para Qeverisë.
Nga kjo parti mes tjerash vlerësojnë se qeveria aktuale ka dështuar në ballafaqim me krizën ekonomike, por sipas tyre mungon edhe dialogu politik me opozitën.
“Arsyeja kryesore për sjelljen e këtyre vendimeve është për fat të ekq mungesa e çfardo adishmërie të kryemisnitrit dhe garniturës qeveritare për vendosjen e dialogut politik me opozitën dhe të paktën unitet minimal shtetëror lidhur me kërkesat tona për gjetjen e zgjidhjeve adekuate rreth disa gjendjeve të krizës dhe sfidave me të cilat një kohë të gjatë përballet shteti ynë. Protesta është e imponuar dhe mëse e domosdoshme” – tha Timço Micunski nga VMRO-DPMNE.
LSDM, zgjehdje parlamentare në vitin 2024
Nga LSDM thonë se protesta është e drejtë demokratike po çështja e zgjedhjeve është e mbyllur, ato do të mbahen në vitin 2024.
“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokimin e Kuvendit dështuan, “bllokada aktive” iku, kështu që nga hapat e paprecedentë të paralajmëruar nga Hristijan Mickoski, atij i mbeti vetëm të organizojë protestë pas një muaji. Fakti që Mickoskit i duhet një muaj i tërë për të organizuar një protestë flet mjaftueshëm për problemet që ka për të mbajtur ulësen në selinë e VMRO-DPMNE-së. Protesta është një e drejtë demokratike dhe e garantuar me Kushtetutë, por çështja e zgjedhjeve është e mbyllur”, thonë nga LSDM. (Naim Sinani, TVM2)
