ITSHKSH dhuron libra për bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë
Në prag të hapjes së bibliotekës “Ernest Koliqi”....

Në prag të hapjes së bibliotekës “Ernest Koliqi”, e cila do të funksionojë në kuadër të Ipeshkvisë së Kosovës, drejtori i ITSHKSH Prof.dr. Skender Asani me bashkëpunëtorët dhuroi disa tituj librash.
Drejtori i ITSHKSH, Prof.Skender Asani, dhuratën simbolike të librave e shoqëroi me konstatimin se Ipeshkvia e Kosovës ka bërë veprimin e duhur me hapjen e një biblioteke që do të mbaj emrin e një prej kolosëve më të mëdhenjë të kulturës shqiptare, siç është Ernest Koliqi.
Sipas Asanit, Koliqi, mbolli farën e iluminzmit në trevat lindore shqiptare, duke dërguar mësues e libra që ishin “infuzion” shpirtëror i kësaj hapësire etnike shqiptare.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergj, shprehu mirënjohje dhe faleminderoi ITSHKSH për kujdesin e treguar ndaj thellimit të bashkëpunimit kulturor ndërinstitucional në mes të Shkupit dhe Prishtinës.
Ky bashkëpunim, sipas tij, po ndodhë në momentin e duhur kur po hapet një bibliotekë e cila do të ketë vepra të rëndësishme edhe nga ITSHKSH.
ITSHKSH dhe Ipeshkvia e Kosovës do të vazhdojnë të këmbejnë dije e përvoja në të ardhmen me qëllim të avancimit të bashkëpunimit e mirëkuptimit ndërinstitucional, ku theks i posaçëm do t’i vëhet emancipimit të mëtejm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare dhe komunikimit të saj me shoqëritë e tjera.
