Ekonomi
Banka për Zhvillim pranë KE-së, grand prej tre milion euro për 30 salla sportive
17.05.2022 14:00
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës...
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, Tomas Beshek, nënshkruan marrëveshjen për sigurimin e një grandi prej tre milion eurosh, mjete të cilat do të dedikohen për rekonstruimin e 30 sallave sportive në shkollat fillore dhe të mesme në vend, si dhe për blerjen e pajisjeve sportive për 50 salla sportive. Si një vend në zhvillim me një buxhet mjaft të kufizuar kjo shumë, është një mbështetje e konsiderueshme, theksoi ministri Shaqiri, duke u zotuar se këto mjete do të përdoren në interes të fëmijëve dhe do të investohet në shkollat ku ka më shumë nevojë, me qëllim të krijimit të kushteve për orët sportive por edhe për rekreacion.
“Këto fonde janë pjesë e një projekti me vlerë prej 65.7 milion euro, investime në infrastrukturën arsimore e cila realizohet me mjete nga buxheti kombëtar, fonde nga donatorë dypalësh dhe kredi nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, nën ombrellën e kornizës për investime në Ballkanin perëndimor, organ për financimin multilateral të koordinuar dhe mbështetur në avancimin e arsimit në vendin tonë, në rrugën e integrimit në BE.”,- tha minsitri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, Tomas Beshek, tha se ky projekt ka siguruar përmirësimin e infrastrukturës arsimore për më shumë se 100 mijë nxënës.
“Rritja e qasjes deri te arsimi, përmirësimi i rezultatet nga ai dhe rritja ekonomike janë prioritetet kryesor të Këshillit të Evropës dhe Bankës për Zhvillim. Prandaj me kënaqësi e vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet në Maqedoninë e Veriut në sferën e arsimit dhe me padurim e presim bashkëpunimin e ardhshëm.”,- theksoi zëvendësguvernatori i Bankës Evropiane për Zhvillim, Tomas Beshek.
Mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane për Zhvillim, me mbështetjen e vendeve donatore si Suedia, Norvegjia, Austria dhe Gjermania, me mbështetje aktive edhe të delegacionit të BE-së në Shkup.
GYLTENE SINANI
