Maqedoni

LSDM paralajmëron rebalanc të buxhetit: Do të shkurtojmë shpenzimet joproduktive

17.05.2022 14:59

Rebalanc te buxhetit përmes të cilit do të shkurtohen 100 milion euro shpenzime jo-produktive...

Rebalanc te buxhetit përmes të cilit do të shkurtohen 100 milion euro shpenzime jo-produktive, paralajmërojnë nga LSDM. Sipas partisë ne pushtet këto mjete do te shkojnë për tu përballur me krizën globale ekonomike.
 
"Ky shkurtim i kostove joproduktive dhe i kursimeve do të lirojë fonde për financimin e masave të reja për qytetarët dhe kompanitë për të kapërcyer pasojat e krizës globe ekonomike.",- thonë nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: LSDM manipulon me qytetarët
 
Por nga VMRO-DPMNE uljen e paralajmëruar të shpenzimeve joproduktive me rebalancimin e buxhetit e vlerësojnë si manipulim të pastër të opinionit dhe konfirmim se kjo Qeveri nuk punon  në interes të qytetarëve.
 
“Shkurtimi i  paralajmëruar i këtyre fondeve është një vërtetim i qartë se kjo qeveri  nuk ka menduar apo krijuar masa në kohë për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, por ka planifikuar fonde në buxhet për shpenzime joproduktive, pra korrupsion dhe krim. Masat e vlerësuara nga kjo qeveri katastrofike erdhën pas reagimeve të opinionit dhe opozitës se nuk po bëhet asgjë për të përballuar krizën energjetike dhe inflacionin e lartë.”,- theksojnë nga VMRO-DPMNE. 

ERSAN PAJAZITI