Botë
President i ri i Shqipërisë, raundi i dytë më 23 maj, dorëzimi i dokumentacionit deri më 22 maj
17.05.2022 15:11
23 Maji do ta gjejë kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë te zgjedhjes së Presidentit të ri....

23 Maji do ta gjejë kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë te zgjedhjes së Presidentit të ri. Me të gjitha gjasat do të jetë një raund si i pari pa kandidatë. Në Konferencën e kryetarëve, përfaqësuesit e opozitës përsëritën pakënaqësitë për mënyrën se si po zhvillohet procesi. Por shumica socialiste ngulmon për një proces pa kushte.
Nëse dhe ky raund do ezaurohet pa emra konkretë ashtu siç ndodhi me të parin, atëherë pritet të përcaktohet raundi i tretë. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, janë 5 raunde për votimin e presidentit, dhe teksa në 3 të parët nevojitet një shumicë votash prej tre të pestash, në dy të fundit nevojitet një shumë e thjeshtë, të cilën maxhoranca e ka, me 71 vota.
