Kulturë
Orkestra Kalush me turne në Europë, mjetet financiare do shkojnë në fondet për Ukrainën
17.05.2022 15:22
Fituesit ukrainas të “Eurovision 2022”, paralajmëruan të mbajnë një turne në Europë...

Fituesit ukrainas të “Eurovision 2022”, paralajmëruan të mbajnë një turne në Europë për të mbledhur fonde për nevojat e ushtrisë dhe fondacioneve bamirëse të Ukrainës.
Një nga anëtarët e grupit, Oleg Psyuk tha gjatë një konference për shtyp në Lviv tha se do të vizitojnë Evropën për të mbledhur fonde për Ukrainën.
“Ne do të vizitojmë Evropën për të mbledhur fonde për Ukrainën dhe Forcat e Armatosura. Së shpejti do të shpallim në faqen tonë në Instagram qytetin ku do të performojmë.”, tha ai.
Sipas Psyuk, anëtarët e grupit planifikojnë të popullarizojnë gjuhën ukrainase në muzikë dhe duan të promovojnë kulturën e vendit.
Ai shtoi se grupi do të nxjerrë në ankand çmimin e fituesit të Eurovizionit dhe do t’i dhurojë të ardhurat për të mbështetur ushtrinë.
