Maqedoni

SAShK-u dhe MPPS afër nënshkrimit të marrëveshjes për mëditjet

17.05.2022 16:14

Dialogu social vazhdon, jemi afër zgjidhjeve përfundimtare, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale...

Dialogu social vazhdon, jemi afër zgjidhjeve përfundimtare, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, pas takimit me kryetarin e SAShK-ut, Jakim Nedelkov. Ata paralajmëruan që marrëveshja e dakorduar do të nënshkruhet deri në fund të kësaj jave. 
 
“Erdhëm deri te përafrimi i qëndrimeve drejt asaj që do të thotë zgjidhje e kontestit mes SAShK-ut dhe MPPS-së. Gjatë javës do të vazhdojmë sërish me dialogun dhe shpresoj se deri në fund të kësaj jave do të kemi edhe marrëveshje të nënshkruar dhe zgjidhje përfundimtare lidhur me vendimin për grevë në procesin parashkollor.”,- tha ministrja e PPS-së, Jovana Trençevska.
 
Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov, tha se takimi rezultoi me një zgjidhje për kërkesat e edukatorëve. 
 
“Tejkalimi i problemit më të hidhur po shkon në drejtimin e duhur, për pjesën e pagesës së pagave për të gjithë punonjësit grevistë nga kopshtet, Nuk dua të përsëritëm, jemi të bindur që edhe ky problem do të zgjidhet pozitivisht deri, siç tha edhe vetë monistja e punës dhe Politikës-në fund të javës.”,- u shpreh kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Shaqiri shpreson në arritjen e marrëveshjes me SAShK-un
 
Ministri i Arsimit, Shaqiri, është optimist se sot do të arrihet marrëveshje me SAShK-un, sepse nesër ose pasnesër përfundon dhjetëditëshi i dytë i afatit për zgjidhjen e kontestit të ndërmjetësimit.
 
“Pres që gjatë ditës të gjejmë një zgjidhje, të përfundojmë dhe pranojmë rekomandimet e ndërmjetësit. Do të bëjmë përpjekje që sot të arrihet marrëveshje sepse për shumë tema kemi ardhur deri te zgjidhja e përafërt.”,- theksoi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Nedellkov ripërsëriti se edhe nëse ka ofertë për 15% rritje të rrogës, nuk dihet nëse kjo ofertë do të pranohet ose jo nga anëtarësia e SAShK-ut. Përsëri do të mbahet seanca në të cilën anëtarësia e SAShK-ut do të vendos nëse do ta pranojë ofertë 15 apo 17%. Ngelet për t’u parë, tha Nedellkov. SAShK-u dhe Ministria e Arsimit janë duke zhvilluar takim nëse do të arrihet marrëveshje e  pranuara për të dyja palët. 
 
SANIJE DURAKU