Maqedoni
Bllokohet rruga drejt vendkalimit Bllacë, qarkullimi përmes rrugës alternative
17.05.2022 18:01
Gjatë ditës është bllokuar rruga drejt vendkalimit kufitar “Bllacë”....

Gjatë ditës është bllokuar rruga drejt vendkalimit kufitar “Bllacë”. Komunikacioni drejt vendkalimit kufitar me Kosovën u ndërpre nga të dyja drejtimet për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe gurëve në afërsi të vendit të quajtur “Vrazhi Vir”.
Automjetet nuk u lejuan për disa orë në pikën kufitare për shkak se vendi i rrëshqitjes së dheut ishte i pakalueshëm. Pasdite autoritetet njoftuan se kanë lëshuar në qarkullim një rruge alternative që mundëson kalimin e veturave për hyrje dhe dalje në rrugën Bllacë-Shkup dhe anasjelltas.
