Opozita në Shqipëri, merr ekskluzivitetin e propozimit të presidentit deri në raundin e tretë

18.05.2022 12:12

Maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë...

Maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë e parë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.

Pas kërkesës së PD-së, maxhoranca ra dakord që ekskluziviteti i propozimit të emrave për kreun e ri të shtetit t’i kalojë treshes opozitare në dy raundet e ardhshme. Në tre raundet e para, PS nuk do të propozojë asnjë emër.

Nëse nuk miratohet asnjë kandidat deri në përfundim të raundit të tretë, PS ka të drejtën të propozojë në raundin e katërt dhe të pestë.