Mariupoli bie tërsisht në duart e rusëve, Rusia: Afër 1.000 luftëtarë janë dorëzuar
18.05.2022 13:01
Mariupoli bie në duart e ushtarëve rus....

Mariupoli bie në duart e ushtarëve rus. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes , gati 1.000 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit tani janë dorëzuar.Ata që largohen nga fabrika e çelikut po dërgohen në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë ndonjë informacion se sa luftëtarë janë larguar sot nga Azovstal. Pavarisht pushtimit të territoreve ukrainase nga ana e Rusisë, BE-ja thotë se nuk do të njohim asnjë kilometër katror tokë ukrainase të marrë nga Rusia.
