Festivali i Kanës hapet nën hijen e luftës në Ukrainë

18.05.2022 13:23

Të martën në mbrëmje u hap në Kanë edicioni i 75-të i festivalit....

Të martën në mbrëmje u hap në Kanë edicioni i 75-të i festivalit më të rëndësishëm të filmit në Europë, pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe me një video-mesazh nga presidenti ukrainas Zelenski.

Në fjalimi e  tij,  ai bëri një krahasim me filmin e Charlie Chaplin “Diktatori i Madh” për t’i bërë thirrje kinemasë që të mos “heshtë” përballë sulmit rus ndaj Ukrainës. Zelenski pyeti: “ Nëse ka një diktator, nëse ka një luftë për liri, gjithçka varet përsëri nga kohezioni ynë”.

Kana është festivali më i rëndësishëm i filmit në Evropë. Dhe ai është i tillë, edhe glamuroz edhe me mesazh politik.

Në fillim të marsit, festivali i filmit njoftoi se do të ndalonte pjesëmarrjen e delegacioneve ruse nëse sulmi rus nuk ndalohej në kushte që kënaqnin popullin ukrainas. Dhe në të vërtetë, asnjë përfaqësues zyrtar rus, asnjë kineast rus dhe asnjë kritik apo gazetar rus nuk është ftuar këtë vit.

Në Kanë do të shfaqet edhe filmi “Mariupolis 2” i Mantas Kvedaravičius. Regjisori xhiroi një dokumentar për Mariupolin në vitin 2014, por ai nuk mundi ta përfundonte vazhdimin e tij.

Ai u vra nga armët ruse në Ukrainë këtë vit në prill.Edhe pse filmi ishte i papërfunduar,  festivali njoftoi se ishte absolutisht thelbësore të prezantohej “Mariupolis 2” në Kanë.

Kjo është arsyeja pse filmi u shtua më pas në program. Premiera e tij është më 19 maj.