Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë, të dielën do të nisë grevë para Qeverisë
Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë....

Thonë se kanë dy vite që presin nga Qeveria që të dëgjojë kërkesat e tyre. Meqë ekzekutivi nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet, do të aktivizojnë grevën.
“Sipas nenit 40 të Ligjit për shërbimin në ushtri, ushtarët profesionistë me plotësimin e moshës 45 vjeçare transferohen në institucione të tjera të ndërlidhura. Por tanimë 2 vite, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për transferimin e disa prej ushtarëve profesionistë në një institucion tjetër. Ndaj SPUP-ja, më 22 maj, para Qeverisë do të vendosë tenda dhe aty do të qëndrojmë derisa të plotësohet kërkesa jonë.”,- thonë nga Sindikata, duke theksuar se që nga themelimi kanë punuar vazhdimisht për përmirësimin e standardit të punonjësve të Ushtrisë, për përmirësimin e marrëdhënieve Sindikatë – punëdhënës si dhe kanë pasur bashkëpunim korrekt me Ministrinë e Mbrojtjes, për përmirësimin e kushteve të punës dhe shumë shërbime të tjera.
SPUP i bëri thirrje ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, që t’i mbështesë dhe t’u bashkohet në këtë grevë.
