Dënimi i Gucatit e Haradinajt, OVL-UÇK: S’ndiqen krimet e luftës, por shqiptarët

18.05.2022 13:55

OVL UÇK ka paralajmëruar protesta....

OVL UÇK  ka paralajmëruar protesta kundër vendimit të gjykatës speciale, ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit, Faton Klinaku, tha se e kanë pritur që të merret ky vendim meqë Gjykatën Speciale e shohin si gjykatë politike dhe gjykatësit,  si shantazhues. 

“Unë pres nga kjo prokurori që t’i m’i sjell Cd-të dhe unë prapë do i nxjerr në media. S’e njohim këtë gjykatë dhe se kemi njohur asnjëherë. Kjo gjykatë s’i ndjek krimet e luftës, por shqiptarët. Fatkeqësi që deputetët e Kosovës miratuan një gjykatë politike, edhe tani deputetët  aktualë,  nuk marrin masa ndaj kësaj pseudo gjykate.Nëse shokët tanë atje thonë se duhet të protestojmë, ne do të protestojmë edhe para kuvendit”,tha Klinaku.