Maqedoni
Kuvend, VMRO-DPMNE denoncon Xhaferin në KÇIRR
18.05.2022 14:40
Deputetët e VMRO–DPMNE-së paraqitën kryeparlamentarin Talat Xhaferi në Komisionin për Çështje të Imunitetit dhe Rregullores....

Deputetët e VMRO–DPMNE-së paraqitën kryeparlamentarin Talat Xhaferi në Komisionin për Çështje të Imunitetit dhe Rregullores, nga i cili kërkohet që të thërret seancë dhe diskutohet sjellja e kryeparlamentarit më 11 maj. Deputetët e VMRO-së kërkojnë shqiptim të dënimit për shkelje të kodit etik në parlament, pasi i njëjti s’do kishte kuptim nëse nuk vlen për të gjithë deputetët njësoj.
“Apeloj deri tek deputetët e shumicës që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative, të diskutohet në seancën për shkelje të kodit etik dhe të miratohet sanksion i caktuar, pasi që ofendimet, nënvlerësimet dhe shprehjet vulgare ishin të bazuara në gjini sipas stereotipave, që pamëdyshje Talat Xhaferi i ka ende në softuerin e tij, edhe pse është kryeparlamentar. Konsiderojmë se kjo është e patolerueshme. Shpresoj që deputeti Panço Minov s’do stërzgjasë seancën që me argument të miratojmë sanksione për spikerin Talat Xhaferi.”,- deklaroi deputeti i VMRO–DPMNE–së, Antonio Milloshovski.
Dënimet e parashikuara janë tërheqje e vërejtjes publike, suspendim nga trupi punues dhe një muaj ndalesë për kryesim me trupin punues. Nga miratimi i kodit etik në qershor të vitit 2018, nuk është mbajtur seancë për shkelje të kodit, duke vënë kryeparlamentarin Talat Xhaferi zyrtarin e parë në listën e llogaridhënies për sjelljen e tij. Kryeparlamentari Xhaferi ndodhet për vizitë jashtë shtetit për një javë, që sipas opozitës është e qëllimshme për të heshtur dhe harruar ngjarjen në parlament. VMRO nuk përjashton ngritjen e interpelancës kundër Xhaferit.
MERAL ISMAILI
