Maqedoni

Ohër, arrijnë turistët e parë holandezë

18.05.2022 14:47

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit fluturimi i parë çarter në Aeroportin e Ohrit, arriti më herët....

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit fluturimi i parë çarter në Aeroportin e Ohrit, arriti më herët. Mëngjesin e sotëm atje ateruan 155 pasagjerë nga Amsterdami, në pushim 7 ditor. 
 
“Është hera e dytë që vij në Ohër. Më pëlqejnë njerëzit më shumë.”,- tha një turist nga Holanda.
 
“Është shumë bukur këtu, më pëlqen.”,- theksoi një turist nga Holanda.
 
“Ne vendosëm këtë verë të mos shkojmë në Spanjë apo Greqi, zgjodhëm Ohrin. Na pëlqen vendi, natyra.”,- u shpreh një turist nga Holanda.
 
Për herë të parë në histori, këtë vit do të ketë turistë të organizuar edhe nga Anglia, por edhe nga Polonia e Turqia.
 
“Do të jetë hera e parë në historinë e vendit tonë që kemi turistë të organizuar nga Britania e Madhe.”,- deklaroi operatori turistik, Çelik Asim.
 
“Në qershor presim 3-4 fluturime çarter në javë, ndërsa në korrik dhe gusht 4-5 fluturime çarter në javë. Flasim për operatorë turistikë nga Polonia dhe Turqia.”,- tha drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski.
 
Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit do të vazhdojë të subvencionojë operatorët turistikë të huaj për të tërhequr sa më shumë turistë nga jashtë. Këtë vit priten 2.5 milionë fjetje dhe mbi 400 milionë dollarë hyrje direkte në ekonominë vendase, me çka sektori i turizmit do të rimëkëmbet me shpejtësi pas pandemisë së COVID-19.  
 
ILMIE ZHAKU