Maqedoni
Pendarovski vizitoi Servisin Publik, u njoh me sfidat me të cilat ballafaqohet RTM
18.05.2022 14:59
Presidenti, Stevo Pendarovski, vizitoi sot Radio Televizionin e Maqedonisë...

Presidenti, Stevo Pendarovski, vizitoi sot Radio Televizionin e Maqedonisë, me qëllim që të njoftohet nga afër me sfidat nëpër të cilat po kalon Servisi Publik. Ai u takua me ekipin menaxhues dhe i vizitoi të gjitha hapësirat e emetimit të programeve dhe sektorëve të ndryshme në objektin e RTM-së ku drejtpërdrejt bisedoi edhe me punonjësit në këtë institucion.
Gjatë takimit me drejtorin Marjan Cvetkovski, u bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohet shërbimi publik dhe procesi i digjitalizimit.
Presidenti Pendarovski u takua edhe me gazetarët të cilët folën për përvojën e tyre, kushtet e punës dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së aktiviteteve të përditshme, me qëllim të krijimit dhe mundësive për informim të saktë, të drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Presidenti gjithashtu vizitoi studiot, stafin drejtues të Televizionit dhe të Radios si dhe arkivin e TVM-së.
LEUNORA KALIQI
