Maqedoni

Kovaçevski: Asnjë lëshim në negociatat me Bullgarinë

18.05.2022 15:12

Asnjë lëshim në negociatat me Bullgarinë, ishte reagimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski...

Asnjë lëshim në negociatat me Bullgarinë, ishte reagimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski në pyetjen se çfarë lëshimesh është e gatshme të bëjë RMV për të fituar datë për fillim të bisedimeve me BE-në. Ai sqaroi se Shkupi dhe Sofja janë në proces të hapur për zgjidhjen e çështjeve politike, por nuk mund të kufizohen me datë, sepse Maqedonisë së Veriut i duhet zgjidhje e shpejtë, jo e përshpejtuar. Kovaçevski potencoi ka ardhur momenti që BE nga deklarimet të kalojë në veprime konkrete. 
 
“Asnjë përjashtim. Zgjidhja duhet të bazohet në vlerat evropiane, që do të thotë se duhet të bazohet në respektin e ndërsjellë mes politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve të vendeve. Ne duam zgjidhje dinjitoze. Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dy vendet dhe për të mirën e rajonit. Dua të besoj se deklarata të tilla do të ndikojnë që procesi të jetë më intensiv, por gjithashtu dua të besoj se nga deklaratat do të kalohet në zbatimin operativ të organizimit të konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.”,- deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Anëtarësimi në BE, Bërnabiq: Mbështesim RMV-në dhe Shqipërinë
 
Edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, mbështeti pa rezervë rrugën e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
 
“Serbia sinqerisht mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane. Ne edhe në bisedimet tona për afërsinë tonë drejt BE-së,  gjithmonë i tregojmë partnerëve tanë europianë rëndësinë e procesit të integrimit, që të përshpejtohen proceset integruese me Shqipërisë dhe Maqedoninë  e Veriut, sepse kjo do të japë impuls pozitiv për zhvillimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.”,- u shpreh kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
 
Maqedonia është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe që nga viti 2009 Komisioni Evropian ka bërë propozime për fillimin e negociatave për anëtarësim, të cilat në njëfarë mënyre mund të interpretohen si afate që i janë dhënë vendit për 13 vjet, por që vazhdimisht janë shkelur. 

SANIJE DURAKU