Maqedoni

Bërnabiq-Kovaçevski: “Ballkani i hapur”, mundësi për të ardhme ndryshe

18.05.2022 16:00

Nisma “Ballkani i Hapur” po gjen zbatim në shumë sfera bashkëpunimi mes 3 vendeve anëtare....

Nisma “Ballkani i Hapur” po gjen zbatim në shumë sfera bashkëpunimi mes 3 vendeve anëtare. Hapi i radhës pritet të jetë sistemi i përbashkët informativ, i cili do t’u shërbejë qytetarëve që të pajisen me kartë identiteti për qëndrim dhe punë në vendet anëtare. Benefitet nga kjo nismë u promovuan edhe në Samitin “Maqedonia 2025”. Kryetarët e Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Kovaçevski dhe Bërnabiq, e vlerësuan nismën, si impuls plotësues për bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe zbatim të vlerave evropiane në rajon.
 
“Ne gjenerata e sotme e politikanëve mund të krijojë mundësi për një të ardhme më ndryshe nga ajo që kemi pasur në të kaluarën. Të mund të ndahemi nga e kaluara dhe të krijojmë rrethana për jetë më të mirë dhe vende pune për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Gjëja e fundit që do të realizojmë menjëherë pas takimit të nismës “Ballkani i Hapur” do të jetë sistemi informativ ku qytetarët do të mund të paraqiten lehtë dhe të marrin identifikim elektronik ose numër identifikimi.”,- tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
 
“Ne, më, kemi formuar ekipe që punojnë në promovimin e përbashkët në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Punojmë edhe në promovimin e përbashkët të turizmit, në të gjitha shtetet dhe promovim të përbashkët të produkteve që janë të lidhura me industrinë e turizmit.”,- theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski u falënderua për heqjen e ndalesës për eksport të drithërave dhe vajit për ushqim nga ana e Serbisë, në shenjë mirëkuptimi dhe solidariteti në rajon. Bashkërisht vlerësuan se iniciativa duhet të vazhdojë të funksionojë si platformë për bashkëpunim rajonal në të gjitha nivelet dhe se ftesa mbetet e hapur edhe për vendet e tjera të rajonit. 
 
SHPËTIM NUREDINI