Maqedoni

5 vjet nga Ligji për denoncuesit, kërkohet më shumë mbrojtje për ta

18.05.2022 16:35

Zbatimi efektiv i Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve dhe përfitimet e tij kërkojnë një prezantim më afër opinionit...

Zbatimi efektiv i Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve dhe përfitimet e tij kërkojnë një prezantim më afër opinionit. Kështu vlerësuan pjesëmarrësit në punëtorinë: “5 vjet nga zbatimi i Ligjit për denoncuesit. Rëndësia e këtij ligji në luftën kundër korrupsionit”, që organizoi “Transparency International”-Maqedoni. Denoncuesit duhet të kenë mbrojtje juridike falas dhe procedura të shpejta gjyqësore, thotë kryetarja e Anti-korrupsionit, Slavica Ivanovska.
 
“Konsideroj se të gjitha institucionet që kanë kompetencë ligjore për raportimin e jashtëm duhet të bëjnë më shumë promovim të ligjit. Gjithashtu, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve duhet të përshpejtohet. T'u sigurojë denoncuesve mbrojtje.”,- tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
 
Për të pasur zbatim të suksesshëm të ligjit, duhet të ketë njerëz me integritet dhe të përkushtuar në dobi të shoqërisë thotë zëvendëskryeministrja për luftimin e korrupsionit, Slavica Grkovska.
 
“Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë zyrtarët dhe veçanërisht për denoncuesit është që të ketë njerëz me integritet, tek të cilët të gjithë mund të kenë besimin se mund të denoncojë dukuri të caktuara.”,- theksoi zëvendëskryeministrja për luftë kundër korrupsionit, Slavica Grkovska.
 
Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se është vepruar sipas denoncimeve.
 
“Tashmë kemi disa procedura që kanë përfunduar përmes raportimeve të brendshme, të cilat kanë rezultuar me kallëzime penale, vendime për largim nga puna dhe mbrojtje të plotë të kolegëve që janë denoncues.”,- u shpreh ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
 
Avokati i popullit kërkon të përcaktohet saktë çfarë është denoncimi për t’u ikur abuzimeve.
 
“Neni 2 i ligjit përcakton se çfarë është denoncimi, se këto janë dyshime, konstatime etj. Por neni 14 thotë se keqpërdorimi i raportimit është standard i verifikimit dhe besueshmërisë së informacionit.”,- theksoi avokati i popullit, Naser Ziberi.
 
Prokurorët sugjerojnë që mbrojtja e denoncuesve të përfshihet në Kodin Penal.
 
NAIM RAMADANI