Maqedoni

Paga më e lartë në arsim - 35 mijë denarë, paralajmërohen benificione të tjera shtesë

18.05.2022 16:41

Rritja e pagave në sektorin e arsimit dhe në institucionet parashkollore për 15% do të bëhet duke u marrë parasysh rroga bazë....

Rritja e pagave në sektorin e arsimit dhe në institucionet parashkollore për 15% do të bëhet duke u marrë parasysh rroga bazë. Numri 1 i sindikatit Jakim Nedellkov sqaron për TVM2 se rritja për arsimtarët e shkollave  fillore do të jetë nën 4000 denarë, ndërsa për të mesmet mbi 4000 deanarë, por do të merret parasysh edhe stazhi i punës, koeficientet për kujdestari dhe shtesat për punë në  teren. 
 
“Paga bazë e një arsimtari pa shtesa tjera do të  jetë 28.500 për arsimin fillor dhe për arsimin e mesëm 29.500 dhe kur do të mblidhen edhe shtesat tjera paga më e lartë do të shënon përafërsisht 35 mijë denarë me fillim nga shtatori, ndërsa nga janari 2023 është planifikuar që sërish të ketë rritje të pagave për 3.4% për të cilat nuk arritëm marrëveshje të njëjtat do të kalkulohen.”,- deklaroi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Përveç rritjes së pagave në marrëveshjet kolektive që pritet të nënshkruhen do të inkorporohen edhe benificione tjera shtesë për punonjësit e arsimit. 
 
“Jemi marrë vesh që të paguhet transporti i arsimtarëve që udhëtojnë prej destinacioneve më të largëta për të arritur në punë, regres për pushim vjetor, pagesa e punës shtesë që do të thotë se pritet të ketë shumë privilegje për arsimtarët nga nënshkrimi i marrëveshjes kolektive.”,- theksoi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Nedellkov shtoi se parashihet që në të ardhmen  me çdo rritje të pagës minimale  të rriten edhe pagat në arsim pa pasur nevojë më  për negociata apo organizim të grevës.  
 
FLUTURA LATIFI