Maqedoni
Regjistrimi në shkollat e mesme, promovohen drejtimet profesionale në Kumanovë
18.05.2022 17:09
Në tri qendra të mesme shkollore në Kumanovë u mbajtën “Ditët e hapura” për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale....

Në tri qendra të mesme shkollore në Kumanovë u mbajtën “Ditët e hapura” për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale.
"Për dallim me para dy vitet, tani është rritur numri i të interesuarve për t’u regjistruar nëpër shkollat profesionale ku nga 11 paralele duale vitin e kaluar janë hapur 97 dhe këtë vit sipas konkursit që akoma vazhdon për tu regjistruar nxënësit, kërkesë kemi për 225 paralele duale. Njëkohësisht doja të falënderoja Ambasadën Zvicerane e cila është promotore dhe mbështetëse e forte e mësimit dual apo mësimit me praktikë.",- deklaroi zëvendësministri i MASh-it, Lulzim Aliu.
Sipas tij 450 kompani tashmë kanë firmosur marrëveshje bashkëpunimi me shkollat e mesme profesionale, në të cilët nxënësit pritet ta vijojnë mësimin praktik e me këtë edhe të trajnohen që sa më lehtë të hyjnë në tregun e punës.
FATLUM AQIFI
