Maqedoni

KRRE: Çmimi i benzinave shtrenjtohet për 2.5 den\l

18.05.2022 17:49

Edhe një shtrenjtim i derivateve nga mesnata e sotme....

Edhe një shtrenjtim i derivateve nga mesnata e sotme. Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi edhe një vendim për shtrenjtimin e çmimit të benzinave për 2.5 denarë për litër. Çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i njëjtë.
 
Pra, çmimet e reja të derivateve nga mesnata do të jenë: Benzina Eurosuper BS 95 do të shitet për 94.5 denarë për litër, Benzina Eurosuper BS98 – 96.5 denarë për litër, Eurodizeli nuk ka lëvizje, pra mbetet 86 denarë për litër, njësoj edhe vaji ekstra i lehtë që mbetet 84 denarë për litër, e mazuti shitet 54.339 denarë për kilogram.