Moti sot me diell dhe me vranësira e erë
07.01.2015 10:48
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore....

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në minus pesë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në dy gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla mesatare dhe erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në minus një gradë Celsius.
Në katër ditët e ardhshme do të jetë kryesisht mot stabil dhe i thatë, me temperatura të ulëta. Të premten pritet rritje graduale e temperaturave të ditës dhe të mëngjesit.
