Maqedoni

Strasburg, PE debaton Raporti i Progresit të RMV-së

18.05.2022 17:59

Parlamenti Evropian debaton sot për Raportin e eurodeputetit, Ilhan Kyuchyuk...

Parlamenti Evropian debaton sot për Raportin e eurodeputetit, Ilhan Kyuchyuk, për progresin e Maqedonisë së Veriut. Në dokument u bëhet “thirrje urgjente” vendeve të BE-së që të tregojnë unitet me hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim me Shkupin gjithashtu edhe me Tiranën, duke marrë parasysh implikimet gjeopolitike dhe përmbushjen e kërkesave zyrtare.
 
Raporti shpreh mbështetje për Shkupin dhe Sofjen që të gjejnë zgjidhje të ndërsjellë të pranueshme për çështjet e hapura bilaterale dhe fuqishëm e përshëndet nxitjen politike për komunikim të gjerë, konstruktiv mes të dyja vendeve, duke kërkuar bazë të re të përbashkët në shumë sfera me interes të ndërsjellë, në vend të linjave plotësuese të ndarjes.
 
Pritet që eurodeputetët t’u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që të vazhdojnë të kenë dialog konstruktiv që të sigurohet zbatim i plotë, dinjitoz dhe i vetëdijshëm i dy dokumenteve, duke u përmbajtur nga veprime të cilat do të mund ta minojnë qasjen në BE dhe interesat më të gjera evropiane ndërsa Komisioni Evropian t’i përforcojë përpjekjet e tij që ta lehtësojë dialogun dhe në atë mënyrë ta hapë rrugën për marrëveshje të qëndrueshme.