Maqedoni
96 raste të reja me Covid-19 në RMV
18.05.2022 18:07
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë kryer 1.314 testime për Covid-19...

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë kryer 1.314 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar 96 raste të reja të infektimeve: Shkup 63, Manastir 15, Kumanovë, Kërçovë dhe Berovë nga 3, Tetova dhe Ohri nga 2, Prilepi, Kavadari, Velesi, Shtipi dhe Shën Nikolla nga 1.
Janë regjistruar 13 riinfeksione. 88 persona janë shëruar. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.041.295 testime për Covid-19. Numri i rasteve aktive është 543.
