Deklarata e Osmanit, Gençovska: S’jemi në futboll të flasim për topa
“Marrëdhëniet mes dy palëve tona nuk mund të reduktohen në një ndeshje futbolli dhe mund të flasim se në fushën e kujt është topi”....

“Marrëdhëniet mes dy palëve tona nuk mund të reduktohen në një ndeshje futbolli dhe mund të flasim se në fushën e kujt është topi”, iu kundërpërgjigj Osmanit homologia e tij bullgare, Teodora Gencovska.
Qëndrimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në është i qartë dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta ndryshuar atë në Këshillin e ardhshëm të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.
Qëndrimi ynë është jashtëzakonisht i qartë, kemi një konsensus kombëtar për këtë temë. Nuk di se në çfarë mënyre më të qartë t'ia shpjegoj zotit Osmani, tha Gencovska. E pyetur nga BGNES, ajo mohoi kategorikisht edhe akuzat e kryeministrit Kovaçevski se Bullgaria kishte marrë peng RSM dhe Shqipërinë.
“Nuk po e përmbushin marrëveshjen e tyre, duhen specifika. Ne kemi humbur tashmë 5 muaj në biseda dhe intervista. Presim që të fillojë zbatimi i marrëveshjes.",- tha Gencovska.
