Botë

OVL-UÇK: Nuk ndiqen krimet e luftës, por shqiptarët

18.05.2022 18:24

OVL-UÇK ka reaguar kundër vendimit të gjykatës special ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

OVL-UÇK ka reaguar kundër vendimit të gjykatës special ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Ata Gjykatën Speciale e shohin si gjykatë politike dhe gjykatësit, si shantazhues. 

“Me të gjitha mundësitë tona ne do ta pengojmë funksionimin e saj [Gjykatës Speciale], sepse nuk i ndjek krimet e luftës, por i ndjek shqiptarët. Po t’i ndiqte krimet e luftës, do duhej t’i ndiqte krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar Serbia pushtuese në Kosovë.”, ka thënë UD kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
 
OVL-UÇK paralajmëron protesta kundër vendimit nëse dy të dënuarit ua lejojnë këtë gjë. 
 
“Në fillim kanë thanë të mos protestohet për shkak se këta shantazhuesit politik kanë thënë se drejtësia po pengohet. Edhe ata dëshmitarë që janë përmëndë janë kriminelët serbë.”, tha Klinaku.