Humb jetën një polic në sulm të një gruaje vetvrasëse në Stamboll
Një polic e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është më lehtë i lënduar gjatë sulmit të një gruaje vetvrasëse, e cila ka hyrë në stacionin policor në pjesën e vjetër të Stambollit, Sultanahmet, dhe është hedhur në erë...

Kryetari i Stambollit, Vasip Shahin deklaroi se gruaja ka hyrë në stacionin policor dhe në gjuhën angleze u ankua se e ka humbur kuletën, pas çka e ka aktivuar mjetin shpërthyes dhe është hedhur në erë. Ai shtoi se identiteti dhe kombësia e gruas tani për tani janë të panjohura, por policia punon në ndriçimin e rastit.
Rajoni i sulmit menjëherë është bllokuar për lëvizje dhe komunikacion.
Gazeta "Turkie e ka identifikuar gruan-vetvrasëse si Elif Sulltan Kalsen, e cila është mirë e njohur për autoritetet. Ajo ka qenë një nga sulmueset, pas të cilave kërkohej pas sulmit në vitin 2012 mbi stacionin policor, ku, po ashtu, është vrarë një polic. Kalsen më vonë në konferencë për shtyp ka deklaruar se nuk është "bombë e gjallë".
Gazeta "Huriet" njofton se para sulmit vetvrasës, autoritetet kanë pasur informata se po përgatitet sulm me bomba nga një grua vetvrasëse dhe i kanë përforcuar masat e sigurisë. Gazeta zbulon sedhe se sulmuesja ka qenë shtatzënë, ndërsa përveç mjetit shpërthyes të cilin e ka bartur me vete, ajo ka pasur edhe dy bomba në çantë, të cilat më vonë janë çaktivuar nga policia.
Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm e ka ndërmarrë grupi Fronti revolucionar popullor çlirimtar, shkruan gazeta "Radikal". Organizata e njëjtë është përgjegjëse edhe për tentimin për sulm mbi pallatin Dollmabahçe më 1 janar, kur një sulmues i armatosur u arrestua pasi ka hedhur mbi rojen një granatë dore, e cila nuk shpërtheu.
Ky grup qëndron pas më shumë sulmeve mbi objekte qeveritare në vitet e fundit.
Kryeministri turk Ahmet Davutogllu e dënoi aktin e tillë dhe ka shrehur ngushëllime deri te familja e policit të vrarë.
