Fërçkoski dorëzon zyrtarisht letrat kredenciale në OKB

19.05.2022 08:52

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut....

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lubomir Fërçkoski i’a ka dorëzuar letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ambasadori Frçkoski informoi atë për prioritetet më të rëndësishme strategjike në politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe situatën aktuale rreth integrimit të vendit në BE, veçanërisht pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së  Prespës.

Guterres theksoi gjithashtu kontributin aktual të Maqedonisë së Veriut si subjekt aktiv në punën e OKB-së dhe shkallën e bashkëpunimit me organet dhe agjencitë e OKB-së.