Aksidentohet në Austri autobusi i nisur nga Kosova, 19 të lënduar

19.05.2022 09:17

Një aksident i rëndë....

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në një autostradë pranë Eugendorf të Austrisë.

Mëoshet se një autobus i nisur nga Kosova është përplasur me trafikndarësen, duke lënë të lënduar  19 persona, tre prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

“Ne u lajmëruam në orën 03:08 dhe autobusi kishte 28 persona. Në aksident mbetën të lënduar  rëndë tre persona dhe 16 të lënduar lehtë, nëntë persona mbetën të palënduar. Nga tre të lënduarit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, ka thënë për mediat rajonale të Salzburgut, Hermann Gerstgraser, komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau.