Jemen: Mbi 30 të vrarë gjatë një sulmi para akademisë policore

07.01.2015 11:13

Një automobil-bombë shpërtheu para akademisë policore në kryeqytetin jemenas, Sanë, me ç'rast janë vrarë rreth 30 persona, ndërsa janë lënduar mbi 50 të tjerë....

Shpërthimi është dëgjuar në tërë qytetin, ndërsa mbi institucionin arsimot ende po ngritet tym i zi, transmeton BTA.

Sulmi është kryer kur para ndërtesës janë grumbulluar dhjetëra kandidatë për pranim në akademi.

Mediumet perëndimore komentojnë se gjendja e sigurisë në Jemen është përkeqësuar prej se në vitin 2011, kryengritja popullore çoi në ndërrimin e qeverisë dhe shkaktoi ndarje në armatë. Grupi "Al Kaeda e Gadishullit arabik" është një ndër krahët më aktivë të organizatës dhe kryese e një numri të madh sulmesh. Shtetet perëndimore druajnë se destabiliteti i vazhdueshëm mund ta dobësojë Qeverinë dhe t'i japë mundësi "Al Kaedës së Gadishullit arabik" të fillojë të veprojë edhe jashtë Jemenit.

Prej fillimit të vitit, në Jemen jetën e humbën dhjetëra pjesëtarë apo nëpunës të forcave të sigurisë. Akti i fundit, i madh, terrorist është kryer të hënën, afër ndërtesës së pjesëtarëve të lëvizjes "Ansar Allah" (kryengritës shiitë, pjesëtarë të husëve), kur gjatë shpërthimit jetën e humbën mbi 30 persona, përkujton agjencia TASS. Husët kontrollojnë një pejsë të madhe të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin dhe konsiderohen armiq të grupeve të armatosura sunite, përfshirë edhe krahun jmenas të Al Kaedës.