Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën humanitare jofitimprurëse “Legis”
19.05.2022 11:07
Komuna e Sarajit nënshkroi një memorandum bashkëpunimi....

Komuna e Sarajit nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me organizatën humanitare jofitimprurëse “Legis”.
Në takimin që kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti kishte me Kryetarin e organizatës Jasmin Rexhepi dhe kordinatoren e projekteve Nermine Hamidi, u bisedua për projektet e organizatës dhe aktivitetet të cilat janë të fokusuara kryesisht në ndihmën humanitare dhe ndërgjegjësimin për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi Komuna e Sarajit brenda kornizave ligjore do të ofrojë mbështetje për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta humanitare dhe projekteve tjera në fushën e rinisë, arsimit dhe kulturës në teritorin e komunës.
