VMRO-DPMNE: Pacientët me kancer, kanë mbetur pa terapi

19.05.2022 11:35

Pacientët me kancer kanë mbetur pa terapi....

Pacientët me kancer kanë mbetur pa terapi, qeveria dhe ministri po rrezikojnë dhjetëra jetë, akuzon  VMRO-DPMNE.

“90 pacientë që kanë nevojë për terapi biologjike për kancerin kolorektal, ovarian dhe qafës së mitrës për një muaj nuk  pomund të marrin terapinë e nevojshme,  për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk ka shpallur tender për prokurimin e barnave. Në rrezik janë pacientët me kancer të mushkërive, veshkave dhe gjirit, për të cilët terapia e nevojshme do të shterohet në muajt e ardhshëm.

Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të luajë me jetën e njerëzve dhe menjëherë të shpallë shpallje për blerjen e të gjitha terapive të nevojshme. A e kupton qeveria se paaftësia e tyre vret njerëzit?” , pyesin nga  nga VMRO-DPMNE.