Blinken njofton, 215 milionë dollarë ndihmë të re urgjente ushqimore për Ukrainën
Sekretari amerikan i Shtetit, Tony Blinken....

Sekretari amerikan i Shtetit, Tony Blinken njoftoi se SHBA-ja do të japë 215 milionë dollarë shtesë në ndihmë të re urgjente ushqimore për krizën në Ukrainë dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë në krizën globale të ushqimit për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
“Presim që Kongresi ynë shumë shpejt të miratojë rreth 5.5 miliardë dollarë fonde shtesë për ndihmën humanitare dhe sigurinë ushqimore”, tha Blinken në Kombet e Bashkuara, të mërkurën gjatë një takimi mbi sigurinë globale të ushqimit.
Sipas CNN , Blinken u bëri thirrje vendeve të tjera, të cilat gjithashtu po përballen me mungesa globale për shkak të Luftës së Ukrainës, që të ndihmojnë me shpejtësi me këtë krizë në rritje.
“Kostoja e të bërit biznes për organizatat vitale si Programi Botëror i Ushqimit, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, UNICEF-i dhe të tjerët, kostoja e të bërit biznes po rritet. Ne duhet t’i ndihmojmë ata të vazhdojnë të bëjnë biznesin e tyre. Në veçanti, vendet me rezerva të konsiderueshme të drithërave dhe plehrave, si dhe ato me burime financiare duhet të rriten dhe ta bëjnë atë shpejt. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar më shumë se 2.3 miliardë dollarë fonde të reja për ndihmë urgjente ushqimore për të përmbushur nevojat globale humanitare që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia”,tha Blinken.
