Komunikacioni në kushte dimërore, rekomandohet vozitje e kujdesshme

07.01.2015 11:15

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvilloht në kushte dimërore, vende-vende me mbetje të borës nëpër rrugë....

Siç kumtoi LAMM, për shkak të temperaturave të ulëta në viset më të larta është e mundur paraqitja e ngricave.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të ërnda ngarkuese ka në drejtimin rrugor Dibër - Strugë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. (mia.mk)