Maqedoni
Kisha ortodokse maqedonase dhe serbe, liturgji të përbashkët pajtimi në Beograd
19.05.2022 16:15
Kisha ortodokse maqedonase si dhe ajo serbe në kishën “Shën Sava” në Beograd për më tepër se tre orë...

Kisha ortodokse maqedonase si dhe ajo serbe në kishën “Shën Sava” në Beograd për më tepër se tre orë mbajtën liturgjinë e përbashkët në gjuhën serbe dhe maqedonase. Kjo është liturgjia e pajtimit në mes dy kishave simotra, me çka u manifestua bashkimi me kishën serbe dhe me kishat e tjera ortodokse. Liturgjinë e udhëheqi patriarku serb Porfiri si dhe kryepeshkopi maqedonas z. z. Stefani.
“Falënderojmë Zotin që erdhi koha, ku kemi hasur në një mirëkuptim vëllazëror me Shenjtërinë e Tij, Patriarkun z. Porfiri, së bashku me anëtarët e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët vetëm pak ditë pas miratimit të Sinodit të Patriarkanës Ekumenike, të udhëhequr nga Shenjtëria e Tij Patriarku z. z. Bartolomeu dhe në të njëjtën frymë sollën vendim për vendosjen e unitetin eukaristik dhe kanonik midis kishave tona lokale.”,- deklaroi krypeshkopi i KOM-it, z. z.Stefan.
“Kjo është dita që Zoti krijoi, le të gëzohemi në të. Po gëzohen qiejt dhe toka, gëzohen të gjithë shenjtorët, gëzohet Shën Sava dhe të gjithë ata që janë zhvilluar nga rrënjët e saj. Kisha është një, sepse Zoti është një si kokë e kishës. Ne ndërtojmë unitet dhe ruajmë rendin. Vëllezër dhe motra, bashkimi në unitet është i shenjtë dhe nuk duhet të jetë çudi që forcat e kësaj bote i kundërvihen Perëndisë dhe nuk e duan Krishtin. Krishti është një pasqyrë, tregon gjithçka, kush jemi dhe çfarë jemi.”,- tha patriarku i KOS-it Porfiri.
Në fund të kësaj ceremonie fjalim kishte edhe Jovan Vranishkovski nga Arqipeshkvia Ortodokse e Ohrit, i cili tha se uniteti i kishës është vetë thelbi i kishës. Sipas tij, nuk mund të kemi dy e më shumë kisha, kështu që duke hyrë në unitet me Kishën Ortodoske Serbe njihen të gjitha sekretet e shenjta të Kisha Ordotoske Maqedonase, kur ato nuk ishin në unitet.
BELINDA KOKA ADEMI
