Maqedoni
Kërçovë, protestë kundër hedhjes së mbeturinave në gropat e xeherores së Osllomesë
19.05.2022 17:23
Në shenjë protestë kundër hedhjes së mbeturinave në hapësirat e gërmuara të Termocentralit të Osllomesë...

Në shenjë protestë kundër hedhjes së mbeturinave në hapësirat e gërmuara të Termocentralit të Osllomesë, për shtatë ditë me radhë, protestuesit kanë bllokuar rrugën në drejtim të Osllomes, duke mos lejuar shkarkimin e mbeturinave, edhe përkundër marrëveshjes së përfaqsuesve të bashkësive vendore me kryetari Dehari, për zgjidhjen e këtij problemi brenda afatit dy javor.
Këshilli i protestave kundërshton hudhjen e mbeturinave në gropat e xeherores së Osllomes dhe për shtatë ditë me radhë ka bllokuar rrugën, duke mos lejuar shkarkimin e mbeturinave në gropat e xeherores të Osllomesë edhe për kundër marrveshjes së përfaqsuesve të 15 bashkësive vendore me kryetarin e komunës, Fatmir Dehari, për zgjidhjen e këtij problemi brenda afatit dy javor.
Kryetari i Këshillit te protestave, Fatmir Limani, thotë se protesta nuk ka ngjyrime politike, por ajo organizohet kundër ndotjes së ambientit jetësor dhe në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes së arritur të përfaqsuesve të bashkësive vendore me kryetarin e komunës, Fatmir Dehari.
Nga ana tjetër kryetari i komunës, Fatmir Dehari, thotë se organizimi i këtyre protestave është i panevojshëm, sepse komuna do të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me përfaqsuesit e bashkësive vendore të ish komunës së Osllomesë. Kryetari i komunës, Fatmir Dehari, thotë se nga data 25 maj, do të ndërpresë hudhjen e mbeturinave në sipërfaqet e gërmuara të xeherores së Osllomesë.
SHABAN DALIPI
