Maqedoni
Kumanovë, Ilievski: Uji nga penda e Likovës është i pastër për pije
19.05.2022 17:38
Pas shirave të rrëmujshëm të ditëve të fundit, në Pendën e Gllazhnjës ka ndodhur një dukuri jo e rëndomtë...

Pas shirave të rrëmujshëm të ditëve të fundit, në Pendën e Gllazhnjës ka ndodhur një dukuri jo e rëndomtë me turbullimin e ujit me ngjyrë kafeje. Kjo shkaktoi shqetësim tek qytetarët e Kumanovës. Por, drejtori i Ekonomisë së ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës”, Oliver Ilievski, sqaroi se në ujërat e kësaj pende ka ndodhë fenomen jo i përditshëm, respektivisht i Algave.
“Uji ngjyrë kafeje në Pendën e Gllazhnjës është paraqitur pas shirave të rrëmujshëm në këtë rajon ditë më parë. Këtë situate na e konfirmuan të punësuarit tanë tek Penda e Gllazhnjës. Menjëherë dolëm në terren dhe i njoftuam institucionet kompetente siç janë Shoqatën Aksionare “Ujësjellësi”, sektori për Penda, inspektoratin pranë Ministrisë për ambient jetësor. Përfaqësues të këtyre dy institucioneve dolën në terren. Njohuritë e para janë se ka të bëjë me lulëzimin e algave në ujë, që është dukuri jo e përditshme në hapësirat tona. Kjo dukuri ditëve të fundit është paraqitur në disa liqene në vendin tonë, andaj që nuk ka hapësirë për panik. Presim që të kthjellohet uji dhe të kemi informacione më të sakta. Qytetarët e Kumanovës duhet të jenë të qetë, sepse ujin për pije e shfrytëzojmë nga Penda e Likovës dhe ujin që e pimë është i pastër.”,- tha drejtori, Oliver Ilievski.
Gjatë qëndrimit tonë tek Penda e Gllazhnjës tashmë qartë shihet se ujë ka filluar të kthjellohet dhe të merr pamjen normale sikurse më parë, andaj u apelohet qytetarëve që të mos bëjnë panik, pasi që nuk ka vend për rënie pre e dezinformatave të ndryshme.
FATLUM AQIFI
