Maqedoni
Samiti “Maqedonia 20-25”, shpaloset korniza “Maqedonia 20-30”
19.05.2022 17:46
Përfundoi sesioni i fundit i Samitit të 11 “Maqedonia 20-25”, ku përveç analizave të punës

Përfundoi sesioni i fundit i Samitit të 11 “Maqedonia 20-25”, ku përveç analizave të punës gjatë vitit të fundit, u shpalos edhe korniza e re e Samitet të titulluar “Maqedonia 20-30”, ku janë paraparë edhe katër pika të cilat do ta ndihmojnë vendin që të ngrihet dhe t’i tejkalojë krizat me të cilat po ballafaqohet. Presidenti i vendit si themelues i kësaj platforme potencoi se qëllimi dhe vizioni i këtij samiti është t’i vlerësojmë ecurit pozitive të vendit.
“Në këtë kohë të paparashikueshme suksesi i ekonomisë së vendit, nuk do të varet vetëm nga faktorët ndërkombëtarë, por përqendrimi ynë ndaj reformave të brendshme. Maqedonia 20/25 ka filluar në vitin 2008 kur botën e kishte kapluar kriza globale ekonomike dhe ky samit që nga themelimi ka arritur t’i ndihmojë biznesit në vend që t’ i tejkalojnë disa kriza nacionale dhe globale. Në vitin 2024 parashikimet për ekonominë globale pohojnë se ekonomia globale do të jetë për 2.3 për qind më e ulët. Lufta në Ukrainë ka sjellë krizë energjetike dhe rritje të çmimeve dhe paralelisht me atë po ballafaqohemi me bllokada në rrugën eurointegruese dhe shpërnguljen e të rinjve.”,- deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Katër pikat kryesore të kornizës “Maqedonia 20/30”, janë: rritja ekonomike në shkojë në 5 për qind, ridefinim të politikave energjetike, digjitalizimi dhe arsimi. Në Samit u shpalos edhe anketa e fundit e Forumit Botëror Ekonomik, ku 16 për qind e të anketuarve janë deklaruar se janë optimistë për të ardhmen e botës, ndërsa 11 për qind kanë pohuar se bota shpejt do të dalë nga këto kriza, por akoma shumica e popullsisë në botë janë skeptik për stabilizimin e botës.
FITIM KRYEZIU
