Maqedoni
Kovid-19, 76 të infektuar e 73 të shëruar
19.05.2022 18:23
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 76 raste të reja me Kovid-19...

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 76 raste të reja me Kovid-19, nga gjithsej 1.232 të testuar. Po ashtu njoftohet edhe për 73 të shëruar dhe asnjë të vdekur brenda 24 orësh. Por, nga sistemi “Termini im” njoftohet për 3 të vdekur prej 17 prill deri më 17 maj.
Aktualisht në vend ka 542 raste aktive prej të cilëve 328 raste aktive në Shkup.
