Besimtarët ortodoks festojnë lindjen e krishtit
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Lindjen e Krishtit, festën ndër më të rëndësishmet të këtij komuniteti...

Me rastin e dites se sotme kryeministri i vendit Nikolla Gruevski liturgjine e krishtlindjeve e ka ndjekur ne Katedralen shen Klimenti i Ohrit ne Tetove. Krishtlindja është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit.
Kjo festë është amë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.
Një ditë më herët, besimtarët e fesë ortodokse festuan Buzmin. Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës kjo nate kalohet vetem ne shtepi . Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë.
Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.Buzmi u shenua edhe para pllajës së Tempullit "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup.
Arqipeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.Stefani në fjalimin e rastit iu drejtua qytetarëve dhe dashamirësve dhe ia dorëzoi qypin kumbarit të ri të Buzmit. "Paqja e vërtetë mund të gjendet vetëm në dashurinë ndaj Zotit. Është e nevojshme të jetojmë në paqe dhe dashuri me të afërmit që të konfirmojmë se Zoti dhe shkenca e tij janë qëllimi ynë në jetë, theksoi z.z Stefan.
Takimi përfundoi me aktin e pranimdorëzimit të qypit dhe ndarjes së kulaçit me monedhën e artë, që vlerësohet se ai që e fiton do t'i sjellë fat gjatë tërë vitit.
