Rrogat e punonjësve në kopshte, raund i ri i bisedimeve mes SHASHK-ut dhe MPPS-së
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedelkov....

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedelkov dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas takimit para tri ditësh, sot u ulën sërish në raundin e ri të negociatave për kërkesat e SASHK-ut.
Para se të hyjë në takim Nedellkov tha se pret që kjo çështje të përmbyllet sot.
“Presim që sot të mbyllim çështjen me problemin e pagave, kjo do të thotë që ti marrin pagat e plota në çerdhe ashtu si punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme”, tha Nedellkov.
Pas takimit paraprak të martën, edhe Nedelkov edhe ministrja Trenchevska u pajtuan se mosmarrëveshja ndërmjet dy palëve është më afër zgjidhjes përfundimtare.
Ministrja theksoi se MPPS-ja dhe SSK-ja janë duke afruar qëndrimet, por duhet kohë shtesë që, siç tha ajo, propozimet nga të dyja palët të harmonizohen në institucione.
