MASH, matura shtetërore mbahet më 4 dhe 13 qershor

20.05.2022 10:02

4 dhe 13 qershori janë datat kur maturantët....

4 dhe 13 qershori janë datat kur maturantët duhet t’i nënshtrohet maturës shtetërore.

Një pjesë e nxënësve kohë më parë kërkuan heqjen e provimit për shkak pandemisë dhe orëve të humbura, e pjesa tjetër janë dakord që provimi të mbahet.

Nga Unioni për Shkollat e Mesme, thonë se janë pranuar kërkesat e tyre që materiali i cili ka qenë i dedikuar të mësohet në Kohen mkur mësimdhënësit kanë mbajtur grevën të mos përfshihet, është vendosur që matura shtetërore të mbahet. Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska, tha se kërkesat për heqjen e provimit të maturës kërkojnë kohë dhe ndryshime ligjore në Kuvend.

Sipas saj edhe këtë vit do të zbatohet koncepti i njëjtë i provimit sikurse vitin e kaluar.

Sipas qendres shtetërore të provimeve  të gjithë nxënësit kanë të drejtë t’i nënshtrohet provimit përfundimtar por sipas ligjit nuk kanë të drejtë pa iu nënshtruar provimit të maturës shtetërore të regjistrohen në fakultet.