Ministrja Petrovska për vizitë zyrtare në Sofje

20.05.2022 11:35

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska.....

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot në Sofje takohet me homologun e tij bullgar, Dragomir Zakov, ndërsa në Kuvendin e Bullgarisë do të ketë takim edhe me udhëheqësinë e komisionit parlamentar të mbrojtjes. 

Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, Ministrja e përshëndeti vendimin e Bullgarisë që të jetë nikoqir i grupit multinacional luftarak të NATO-s. “

Realiteti i ri i sigurisë në kontinentin europian bën thirrje për kohezion dhe bashkëpunim, ndërsa siguria jonë qëndron në sigurinë kolektive të aleatëve tanë në NATO, sepse ne jemi NATO. 

Leksioni i përbashkët i mësuar gjatë tre muajve të kaluara është se vetëm kur të gjithë aleatët në NATO flasin njëzëri, kur qëndrojmë bashkë dhe punojmë bashkë, vetëm kështu mund ta garantojmë sigurinë tonë”,  tha Petrovska duke shtuar  se në takimin e ardhshëm të ministrave të NATO-s, si dhe në samitin e liderëve në Madrid do të bisedohet për disa dokumente të rëndësishme për Aleancën – agjenda NATO 2030 dhe Koncepti i ri strategjik i Aleancës.

 Informoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në shpërndarjen e drejtë të shpenzimeve në kuadër të Aleancës dhe rritjes së qëndrueshme të Buxhetit të mbrojtjes i cili deri në vitin 2024 duhet ta arrijë nivelin në 2 % të  bruto prodhimit vendor.