KRSQRR me apel: Festoni maturën, por pa aksidente

20.05.2022 12:44

Statistika rrugore dhe përvojat nga e kaluara....

Statistika rrugore dhe përvojat nga e kaluara, tregojnë se në ditët kur organizohen festat e maturës Numri i aksidenteve rritet. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidente janë maturantë, të cilët zakonisht në aksidente përfundojnë me lëndime të lehta, ndërsa rrallë herë e humbin edhe jetën e tyre.

Për këtë arsye , Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullimin Rrugor, apelon deri te maturantët që gjatë këtyre festave të mos drejtojnë automjet motorik pa patentë shoferi ose nën ndikimin e alkoolit.

“Festimi i maturës zakonisht është i paharruar, por shqetëson mënyra në të cilën festohen mbrëmjet e maturës: organizohet gara automobilistike, drejtohet automjeti motorik pa patentë ose nën ndikimin e alkoolit, bëhet fotografi dhe video regjistrime dhe publikohet në rrjetet sociale gjatë drejtimit të mjetit etj.“Nuk je tip nëse vdes në maturë!”, “Tregoje maturën në vepër!”, “Në mbrëmjen e maturës, pa automjet!” janë mesazhet që Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullimin Rrugor,  u dërgoi maturantëve dhe prindërve të tyre.