MPPS – SASHK arritën marrëveshje, nuk do të shkurtohen pagat në çerdhe
20.05.2022 12:56
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Sashk i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes kolektive...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes kolektive me të cilat rregullohet pagesa e rrogave dhe kontributeve gjatë kohës së grevës të cilat do të dorëzohen në gazetën zyrtare. MPPS dhe SASHK kanë arritur edhe marrëveshje që deri në fund të majit të miratohet edhe marrëveshje e re kolektive.
“Ajo që ishte kontestuese pagesa e mëditjeve për të punësuarit në çerdhe që ishin në grevë, sot me ndryshimin e marrëveshjes kolektive e rregulluam edhe këtë të drejtë të të punësuarve, sepse konsiderojmë se janë të diskriminuar dhe se nuk është në rregull tu shkurtohen pagat. Ministrja tregoi mirëkuptim për kërkesat tona dhe mendoj se procesi i negociatave me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka përfunduar.”, tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
“Të gjitha çështjet që ishin pjesë e vendimit për grevë u realizuan dhe e fundit është edhe fillimi i procesit për përgaditjen e marrëveshjes së re kolektive. Pas 24 majit fillojnë me punë grupet punuese që janë formuar nga të dyja palët. Deri në fund të muajit maj do ta miratojmë edhe marrëveshjen e re kolektive e cila parasheh të drejta shtesë për të punësuarit apo bartësit të veprimtarisë së çerdheve për fëmijë.”, tha ministrja e Punës dhe Poltikës Sociale, Jovanaka Trençevska.
Më 26 prill greva në çerdhet e vendit u pezullua, me arsyetimin se kjo bëhet në interes të prindërve dhe ekonomisë e cila ka pasoja për shkak të asaj se nuk ka kush të përkujdeset për fëmijët parashkollor. Më 28 prill greva u pezullua sepse SASHK mori lajmërimin nga MPPS se kërkohet zgjidhje paqësore e kontestit përmes ndërmjetësuesit.
FLUTURA LATIFI
