Përfundojnë punimet e rrugës Bukoviq – Rahoviq

20.05.2022 14:33

Sot kanë përfundnuar punimet...

Sot kanë përfunduar punimet e infrastrukturës rrugore në komunën e Sarajit, ku  është bërë rekonstruimi i tërësishëm i rrugës Bukoviq – Rahoviq, e cila sot u lëshua në përdorim .

Për realizimin e këtij aksi rrugor prej 6 kilometrave, janë ndarë 47 milionë denarë në mesin e 94 projekteve të financuara lokale nga programi TAV.

Të pranishëm në inaugurim ishin kryeministri Dimitar  Kovaçevski, zëvendëskryeministri i  parë Artan Grubi,  kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe  përfaqësuesit e kompanisë TAV.