Kuvend, VMRO-DPMNE: Shumica dhe Xhaferi bëjnë bllokim pasiv

20.05.2022 14:51

VMRO – DPMNE akuzoi shumicën parlamentare....

VMRO – DPMNE akuzoi shumicën parlamentare dhe kreyparalmentarin Talat Xhaferi për bllokim pasiv të kuvendit, duke u pamundësuar kushte pune.

Deputetët e opozitës numërojnë kaosin për disa javë të faqes zyrtare të kuvendit, mungesë të materialeve nëpër komisione, mugesë të internetit.

Prenxhov: Të mbahet seancë për sjelljen e Xhaferit

Sipas deputetit Lupço Prenxhov zgjedhjet janë zgjidhje, ndërkaq ftoi edhe në mbajtjen e seancës për llogaridhënie të kryeparlamentarit Talat Xhaferi për sjelljen e tij.

“Të jeni së bashkë në këtë kuvend dhe të vendosim vlera të reja dhe forma të reja të drejtimit, respektit të ndërsjellë që nënkupton që gjithsecili që ka bërë diçka në kundërshtim me kodin e sjelljes apo të ligjit, do të duhet që të reagojë në formë adekuate, ta shohë drejtësinë në sy, të kërkoj falje dhe të mbart dënimin sipas rregullores dhe kodit.” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Lupço Prenxhov.

Misovski: Xhaferi, një nga kryetarët më të mirë

Shumica parlamentare në mbrojtje të Xhaferit duke ia lënë komisionit që të vlerësojë sjelljen e tij.

“Pasiqë është ngritur procedurë nuk dua të ndikoj. Po ua them për herën e tretë se Talat Xhaferi është njëri nga kryetarët më të mirë që ka pasur deri më tani kuvendi. Ai ka marrëdhënie të mira me shërbimin e kuvendit dhe gjithçka tjetër është përplasje politike.” – deklaroi Deputeti i PRSD-së, Goran Misovski.

Sipas Misovskit, kryeparlamentari Xhaferi javën që vjen parashikon takim me gazetarët. Njëkohësisht edhe kryetari i komisionit për çështje të imunitetit dhe etikës, Panço Minov, paralajmëron mbajtjen e seancës javën që vjen, ku xhaferi do të duhet të sqarohet për sjelljen e akuzuar nga opozita. (Meral Ismaili, TVM2)