Kontesti me Bullgarinë, Petkov: Nuk vendosi vetë, kemi organe komppetente
Politika e Sofjes ndaj kontestit me Maqedoninë e Veriut....

Politika e Sofjes ndaj kontestit me Maqedoninë e Veriut, nuk është ingerencë e politikanit të caktuar, thotë kryeministri bullgar Kiril Petkov.
Secili vendim sipas tij duhet të vihet në procedurë diskutimi si dhe ti kalojë filtrat e qeverisë dhe kuvendit.
“Unë si kryeministër nuk bëjë marrëveshje të mëvetësishme. Nëse diçka ndodh, ajo fillimisht duhet patjetër të dakordohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila do t'i informojë: qeverinë, parnterët e koalicionit dhe parlamentin. Atje të votohet dhe më pas të merren përgjegjësitë. Procedura është e qartë dhe këto janë hapat që duhet të ndërmerren” – tha Kryeministri bullgar, Kirili Petkov.
Vetëm një muaj para samitit të qershorit, në përpjekje për të bindur autoritet bullgare që të japin dritë jeshile në samitin e verës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, janë vënë diplomat nga Evropa dhe SHBA-të.
Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varheji pas qëndrimtit të tij në Sofje, ka paralajmëruar ardhjen në Shkup, me qëllim që të përafrojë qëndrmet mes Bullgarisë dhe vendit tonë në mosmarrëveshet dypalëshe, para mbajtjes se takimit të rregullt të BE-së. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
