Petrovska-Zakov, siguria e rajonit, prioritet i Shkupit dhe Sofjes
Siguria dhe stabiliteti i rajonit është prioritet i përbashkët....

Siguria dhe stabiliteti i rajonit është prioritet i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe për këtë arsye të dy aleatët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë intensivisht në fushën e mbrojtjes, konstatuan në takimin e sotëm në Sofje, ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Slavjanka Petrovska, dhe homologu i saj bullgar, Dragomir Zakov.
Ministrja Petrovska, e cila u prit në Bullgari me nderimet më të larta ushtarake, tha se realiteti i ri i sigurisë në kontinentin evropian kërkon kohezion dhe bashkëpunim ndërmjet aleatëve për siguri më të fortë kolektive.
“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ishte vendim që sot në arkitekturën e ndryshuar të sigurisë u tregua vizionar dhe historik dhe u përkrah nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Sot Maqedonia e Veriut kontribuon për stabilitetin dhe sigurinë dhe Republika e Bullgarisë ka një fqinj në kufirin perëndimor që është aleat i saj, një fqinj me të cilin ndërtojnë sigurinë kolektive” – u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Si shtete anëtare të NATO-s, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Kemi një detyrë të qartë para neve dhe gjeneratave të ardhëshme që Ballkanin Perëndimor, të mos përmendet më kurrë në kontekst negativ. Jemi të dakorduar rreth situatës në Ukrainë dhe se ka reziqe serioze për Ballkanin Perëndimor. Si shtete anëtare të NATO-s, duhet të bëjm gjithçka që lufta në Ukrainë të mos zgjerohet jasht kufijve të saj” – dekalaroi Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Dragaomir Zakov.
Vizita e Petrovskës është vazhdimësi e kontakteve të nivelit të lartë të filluar në fillim të këtij viti në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në kuadër të integrimeve evropiane të Maqedonisë. (Sanije Duraku, TVM2)
